Zvicër, masa të larta sigurie për forumin e Davosit – (25 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me dhjetëra udhëheqës politik dhe të biznesit janë mes 3200 pjesëmarrësve të forumit ekonomik botëror të Davosit në Zvicër. Ambientalistët dhe kundërshtarët e tregtisë së lirë thonë, se në Davos merren vendime që forcojnë mundësitë e korporatave shumëkombëshe.
Forumi dominohet këtë vit me edicionin e vetë të 31 nga shqetësimi se ekonomia botërore veçanërisht ajo amerikane, ka ngadalësuar ritmet e zhvillimit, gjë që u pranua sot nga shefi i rezervave federale amerikane Green Span. Ky forum zhvillohet nën masa të forta sigurie. Dy mijë policë zviceranë, janë vënë në gatishmëri të lartë, për të penguar demonstratat e mundshme antikapitaliste. Forumi do të vazhdojë punimet deri më 30 Janar./tvklan.al