Zvicër, referendum për futbollin


Zvicër, referendum për futbollin

07:30 09/05/2020

Do të votojnë lojtarët nëse duan rikthimin

Si shumë vendime të rëndësishme në Zvicër, edhe fati i futbollit duket se do të vendoset me referendum.

Federata Zvicerane e Futbollit si dhe Liga Profesioniste vendosën që të mos mbajnë mbi vete përgjegjësinë për të caktuar nëse kampionati duhet mbyllur apo nëse duhet pritur derisa të jenë kushtet e duhura për rifillimin e tij në verë.

Një vendim përfundimtar do të merret më 28 Maj, pas një votimi nga vetë futbollistët në dy kategoritë më të larta.

Më datën 29 Maj është thirrur një Asamble e Jashtëzakonshme, e cila do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë me Super League dhe Challenge League.

Janë gjithsej 535 futbollistë, 277 në Super League dhe 258 në Challenge League, të cilët do të votojnë në klubet e tyre për rifillimin apo jo të garës.

Në një anketim të shpejtë nga shoqata e futbollistëve profesionistë, u pyetën 140 lojtarë dhe 60% prej tyre ishin kundër rifillimit. Tashmë priten rezultatet finale në mënyrë që të vendoset për të ardhmen e futbollit.

Një model si asnjë ligë në Europë. Në Zvicër mund të nisin stërvitjet duke filluar nga data 11 Maj, por klubet kanë bërë të ditur se mund të shtyjnë kthimin në fushë.

Kjo ka bërë që Federata të vendosë t’ua lërë klubeve në dorë, ndërsa vetë këto të fundit ua kanë lënë në dorë futbollistëve.

Në Zvicër kanë mbetur për tu luajtur edhe 13 ndeshje, ndërsa renditja e Superligës kryesohet nga Saint Gallen dhe Young Boys me nga 45 pikë.

Tv Klan






Të ngjashme