Zvicra barazon me Spanjën


Zvicra barazon me Spanjën

17:55 04/06/2018

Zvicra barazoi 1-1 me Spanjën duke treguar se do të jetë një skuadër me pretendime në botëror. Spanjollët kursyen disa prej titullarëve me peshë. Të parët që shënuan ishin futbollistët e Lopetegui në minutën e 29′.

Goli për Zvicrën erdhi në pjesën ë dytë pas një hezitimi të portierit spanjoll De Gea. Rodrigues është autori i barazimit. Për kombëtaren Spanjolle munguan futbollistët e Real Madrid të cilët po shijojnë ende fitoren e Champions League. Tekniku u detyrua të eksperimentonte me pozicionet e lojtarëve që kishte në dispozicion.

Një ditë më parë, Neymar zbriti në fushën e lojës. Në pjesën e dytë të ndeshjes së kombëtares së tij  braziliane me Kroacinë ai madje realizoi edhe golin e parë në fitoren 2-0. Goli i dytë për Brazilin erdhi nga Firmino në minutat shtesë. Edhe Kroacia është pjesëmarrëse në botërorin e Rusisë.

Tv Klan






Të ngjashme