Zv/Kryeministrja Mandija takim me Çakon për menaxhimin e procesit zgjedhor
Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe vizituan Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit për menaxhimin e procesit zgjedhor.
Çako informoi zv/Kryeministren për ecurinë e zbatimit të masave deri në këto momente të mara nga Policia e Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor.
Zv/Kryeministrja ka vlerësuar punën e policisë për rastet e denoncimit të shit-blerjes së votës.
“Me Policinë e Shtetit kemi patur bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ndryshme të cilat kanë ardhur nga subjekte elektorale por dhe qytetarë, që kanë pretenduar për raste shit-blerjeje të votës, apo të intimidimit të tyre, apo të presionit të ushtruar për të marrë në një mënyrë ose tjetër kartën e identitetit pra tentativë për të blerë votën.
Eshtë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe zbardhja përmes referencave përkatëse të cilat pastaj i referohen organit të prokurorisë në qoftë se do të ketë raste. Pra unë e shoh me shumë interes këtë
”, tha Mandija.Nga tjetër, numri 1 i policisë theksoi se përmes sistemit elektronik të dixhitalizuar, do të kontollohet online duke marrë informacion në kohë reale edhe për qendrën e votimit më të largët. /tvklan.al