Zv/Presidenti amerikan shtyn udhëtimin në Brazil


Zv/Presidenti amerikan shtyn udhëtimin në Brazil

20:28 03/05/2018

Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka shtyrë udhëtimin e tij të planfikuar në Brazil gjatë këtij muaji, pasi Presidenti amerikan, Donald Trump është duke u përgatitur për takimin e tij historik me liderin koreanoverior, Kim Jong Un.

Pence kishte planifikuar një vizitë në Brazil në fund të muajit Maj. Zyra e tij ka njoftuar se udhëtimi është shtyrë për të anashkaluar presionin te burimet e sigurisë kombëtare.

Trump nuk ka njoftuar ende për ndonjë datë apo vendtakim me liderin koreanoverior, mirëpo ai ka thënë se favorizon mbajtjen e takimit në Zonën e Demilitarizuar, që ndan dy Koretë. Zyra e Pence ka thënë se qëndrimi i Zv/Presidentit në SHBA do t’i ndihmojë Trumpit gjatë takimit me delegacionin koreanoverior

. REL

 






Të ngjashme