Zyra e emigracionit në Tiranë – (18 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Në këtë qendër testohen ata që duan të emigrojnë me dokumente të rregullta për në Itali. Emigrimi bëhet në bazë të një marrëveshje të qeverive shqiptare dhe asaj italiane. Që nga fillimi i vitit nga kjo marrëveshje kanë përfituar dy mijë shqiptarë. Ata që preferojnë vizën në vend të gomoneve kanë tre mundësi, të lidhin një kontratë me një ndërmarrje italiane, të shkojnë me paratë e tyre, ose të provojnë në këtë zyrë.
Ajo që nuk u pëlqen këtyre emigrantëve është se këtu paguhen pesë milion lireta. Ndërsa zëvendës kryeministrja Makbule Çeço shpjegon.
Zv/kryeministrja Makbule Çeço:- “Ky katër milion nuk ju merret qytetarëve për qëllime të tjera, as për t’ju gjetur punë, as për qëllim tjetër, por vetëm për të siguruar kushtet e tyre të jetesës që ata të mos mbeten rrugëve”.
Sipas statistikave me këtë marrëveshje emigrojnë 30 vetë në ditë dhe pritet që numri të shkojë deri në 50 të ikur në ditë. Gjithsej mendohet të largohen rreth 6 mijë punëtor nga Shqipëria./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti