Zyra e Refugjatëve, rradhë të gjata nga refugjatët kosovarë (20 Prill 1999)


Zyra e Refugjatëve, rradhë të gjata nga refugjatët kosovarë (20 Prill 1999)

11:16 20/04/1999

Të ardhurit nga Kosova jo vetëm të grumbulluar nëpër çadra por dhe në rradhë për t’u identifikuar. Zyra e Refugjatëve e cila ka vite që ka ekzistuar në Shqipëri, por që nuk ka funksionuar ndonjëherë, tani njihet dhe punon për të gjithë të ardhurit nga Kosova që kanë mjaft nevoja pasi kanë humbur çdo shkresë që i identifikon.

Që nga Qershori i vjetshëm kur në Shqipëri hynë kosovarët e parë, kjo zyrë i ka pajisur të gjithë kosovarët me karta identiteti por fluksi i madh e bën të vështirë pajisjen e tyre në kohë të shkurtër. Radhë të pafund për të pritur kartën që do t’i ndihmojnë për çdo hap që do të bëjnë në vazhdim.

Të gjithë këta të ardhur kanë ditë që presin pas kësaj dere të vogël për të regjistruar emrat e tyre dhe procedura zgjat deri në katër ditë për marrjen e kartës. Kjo është ajo garanci që kanë marrë nga të afërmit e largët që presin të afrohen së shpejti me ta. Duke u ankuar ata tregojnë :

Refugjati: Presim t’i marrim kartat e identifikimit, që pesë ditë presim rresht. Në 6 e 15 e formum prej njerëzve tanë që ishte i pari, e formuam regjistrin pritëm deri në 8 e 15, këta zotërinjtë, më vjen keq që duhet ta them, në 8 e 15 na shtynë si shtazë, thanë jo atje po këtu dhe regjistrin që e kishim e grisën.

Refugjate: Që një javë rresht plus asaj sot jemi prej …

Refugjati: Nuk po mundem me bo asgjë se po kërkohet që mos kemi, është problemi tek papunësia, njerëzit të cilët janë brenda janë shumë pak.

Refugjati: Jam ardhë prej Zvicrës e familjen e kam kërkuar dhe e kam gjetë para tre dite. Mua tash më duhet ca dokumente për me i marrë tanë me i çue në Zvicër. Unë nuk kam kurrfarë shansi, kallaballëk i madh. Prej Kukësit vij, udhëtoj tanë ditën, natën me vu një tapet nesër që e shihni edhe vetë se si është./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme