Zyrë pune edhe në Durrës


Zyrë pune edhe në Durrës

19:53 03/02/2014 RAMA_DURRESPas Tiranës, një zyre e re punësimi është hapur në Durrës. Në fjalën e tij të gjatë Kryeministri Edi Rama tha se këto zyra janë të rëndësishme për të bërë ndërmjetësimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Kryeministri i konsideroi këto zyra prioritete, ndërsa nuk përmendi premtimin e bërë në fushatë për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Rama tha se qeveria e tij do të fitojë sfidën me papunësinë.

Gjatë vizitës në Durrës kryeministri vizitoi edhe një kompani Call Center. Rama dhe ambasadori Italian Masimo Gaiani vlerësuan si domosdoshmëri përhapjen e gjuhës italiane tek të rinjtë si një mundësi punësimi në këtë sektor.

Më pas kreu i qeverisë shqiptare inspektoi fazën e dytë të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Durrësit, një investim me vlerë 8 milionë euro, financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim. Rama kërkoi që të punohet me intensitet.

Projekti i bypass-it të Durrësit parashikon ndërtimin e mbikalimit në rreth rrotullimin e Shkozetit, që e lidh atë me autostradën Tiranë - Durrës, si dhe ndërtimin e kolektorit të grumbullimit të ujërave në zonën e Plepave.

 





Të ngjashme