Zyrtare, Conte te Inter


Zyrtare, Conte te Inter

10:36 31/05/2019

Anonio Conte u zyrtarizua mëngjesin e sotëm si trajneri i ri i Interit. Klubi italian e bëri të ditur vendimin me një postim në Twitter.

Konte kthehet në Itali pas përvojës te Chelsea në Angli.

Ai zëvendëson Luçino Spaletin dhe ka për detyrë të ndërtojë Interin që do të marrë pjesë edhe në Çempions Ligë.

Konte ka firmosur një kontratë 3-vjecare për 9 milionë euro në sezon plus bonuset.

Tv Klan






Të ngjashme