Zyrtari turk: Të vendosur për ta ngritur në 1 mld USD shkëmbimin tregtar
Në konferencën për shtyp me homologun e tij shqiptar Gramoz Ruçi, kreu i Asamblesë turke, Mustafa Sentop u shpreh se Turqia është e vendosur për ta ngritur shkëmbim tregtar mes dy vendeve në nivelin e 1 miliardë dollarëve brenda disa viteve.
“Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve tona dypalëshe. Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë rreth 500 milionë euro. Investimet turke në Shqipëri kapin vlerën e rreth 3.5 miliardë dollarë. Jemi të vendosur për ta ngritur këtë shkëmbim tregtar në nivelin e 1 miliard dollarëve brenda disa viteve. Kemi dëshirë dhe synojmë t’i rrisim e zgjerojmë investimet tona në Shqipëri, në veçanti në sektorin e turizmit”.
Ndërkohë, Ruçi e ka falenderuar Turqinë për mbështetjen gjatë pandemisë, ndërsa ka theksuar forcimin e marrëdhënieve bilateral./tvklan.al