Zyrtarizohet vdekja e Kakamit (9 Shtator 1999)


Zyrtarizohet vdekja e Kakamit (9 Shtator 1999)

14:44 09/09/1999

Zyrtarizohet vdekja e Alfred Nebiut apo njohur ndryshe Kakami. Sipas Kryehetuesit shqiptar Agim Tirana, vartësit e tij që po punonin për identifikimin e tre kufomave të vrarë dy ditë më parë kanë arritur në përfundimin se një nga trupat e kabonizuar është ai i Kakamit. Një tjetër është i djalit të xhaxhait të tij dhe i treti po një i afërm i Kakamit.

Sipas hetuesve në furgonin e blinduar ku u gjetën tre trupat mendohej të ishte dhe një i katërt. Por uniformat blu që mbërritën të parët e mohojnë prezencën e një kufome tjetër. Asnjë femër nuk është gjetur në furgon tha zoti Agim Tirana.

Policia e Vlorës nuk ka njoftuar mbi identitetin e autorëve te vrasjes dhe më pas djegies së vlonjatit të njohur dhe dy të afërmve të tij. Këta të fundit dyshoheshin të kenë qënë në makinë dhe po drejtoheshin drejt një vile në pronësi të Kakamit.

Deri tani hetuesit nuk kanë vënë akoma gisht mbi ndonjë të dyshuar si autor të eleminimit fizik të Kakamit. Por sipas krerëve të Ministrisë së Rendit dhe Hetuesisë po ristudjohet e kaluara e Nebiut./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme